Select Page

Author: Albanian Way

Tryezë e rrumbullakët për projektin: “Angazhimi i Komuniteteve Shqiptare jashtë vendit për Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët, të organizuar në kuadër të projektit “Angazhimi i Komuniteteve Shqiptare jashtë vendit për Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”. Kjo tryezë, e organizuar nga IOM, ka për qëllim diskutimin ndërmjet partnerëve të këtij projekti, në lidhje me ecurinë dhe fazat për zbatimin e tij. Projekti është financuar nga Bashkëpunimi Italian me përfshirjen operacionale të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim (AICS) dhe do të zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Qëllimi i këtij projekti, zbatimi i të cilit u diskutua sot në tryezën e rrumbullakët,...

Read More

Fjala e Ministrit Majko tek Dialogu për Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Diasporën dhe Migracionin

Ju falenderoj për ardhjen sot në këtë takim. Ai shënon hapjen e një diskutimi për një dokument të munguar që nga viti 2010. Ky ishte viti fundor i strategjisë së parë dhe të fundit për migracionin të shtetit shqiptar. Sot, Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë të vendosur në perëndim. Që nga viti 2010 vendi dhe qeverisja nuk kanë një dokument që të flasë për një strategji apo të tregojnë raportin që institucionet e shtetit kanë me migracionin si cilësi kombëtare. Mjafton kaq për të kuptuar nevojën e të “vrapuarit” dhe jo “ecjes”për tju përgjigjur situatës së krijuar. Tranzicioni...

Read More

Nis në Tiranë Samiti i Diasporës

Në Shqipëri do të nisë sot Samiti i Parë i Diasporës shqiptare, takim i cili ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësuesë nga gati 40 shtete të botës. Mbrëmë të gjithë ishin të ftuar në pritjen e organziuar nga kryeministri Edi Rama, me praninë edhe të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në pritje nuk morën pjesë presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe as kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse sipas organizatorëve ata kishin patur ftesë për të qenë në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigatave. “Diaspora shqiptare me njëmijë vështrime, njëmijë histori personale dhe kolektive, është rrënja e...

Read More

Samiti i Diasporës – Kur, për çfarë e për kë?

Do kisha preferuar kuvend ose tubim ose edhe konferencë qoftë a kongres, se “samiti” pra takimi i krerëve lart për të zgjidhur tensione të nivelit po lart, nuk më duket i gjetur, veçse po të synonte të fryhej me formë pa përmbajtje. Në nëntor 2016 duhet të mblidhet samiti i diasporës shqiptare! Dhe shpresojmë që mbjellja e datës në media, kësaj radhe të jetë pararendëse e ngjarjes reale. Në fakt data e parë duhet të ishte mars 2016, por me mençuri ajo nuk u raportua fort, dhe as u shpërnda mjaftueshëm, që, nëse marsi nuk na vinte për mbarë,...

Read More
  • 1
  • 2

Eagle Nest

Multimedia

Loading...

Etno Shop